Wednesday, June 18, 2014

Genta ismaili ( Music ) ( Foto )




Shenjat të cilat ju tregojnë që partneri juaj nuk është i lumtur


Keni vërejtur që shpesh e krahason lidhjen tuaj me të tjerët? Nëse përgjigjja është pozitive, atëherë ai nuk është i lumtur dhe pret diç më shumë nga ju.
Shpesh është i zënë
Disa njerëz janë të qetë, të tërhequr dhe gjithmonë të zënë kur nuk janë të lumtur. Nëse partneri juaj përnjëherë bëhet vazhdimisht i zënë, është koha që të bisedoni me të. Gjërat e zakonshme të cilat njerëzit i përdorin për t’u justifikuar janë shikimi i programeve në TV, video lojërat, përfundimi i punëve të parëndësishme. Disa persona vështirë flasin për problemet e tyre, andaj përpiquni që ta vini veten në pozitën e tij në mënyrë që të kuptoni se çfarë po përjeton.

Shpesh flet për kolegët dhe miqtë
Kur nuk janë të kënaqur me lidhjen, krijojnë miqësi të reja dhe dikush tjetër fillon të preokupojë vëmendjen e tyre. Mbase nuk do të jeni të vetëdijshëm për këtë gjë, mirëpo aq shumë u kushtoheni miqve të rinj sa që pushojnë të flasin për ta, transmeton Telegrafi.

Përgjigjet vetëm me “po” apo “jo”
Nëse do të përpiqeni të bisedoni apo ta pyesni partnerin, ai zakonisht përgjigjet me “po” ose “jo” – dhe kjo zgjat një kohë të konsiderueshme. Ky është një tregues që partneri juaj i shmanget bisedës me ju.

Shpesh e kalon kohen me miqtë se sa me ju
Është krejtësisht në rregull të takohet me miqtë, mirëpo nëse ju shmanget për të kaluar kohën me shoqërinë e tij, kjo mund të thotë që koha që e kalon me ju nuk e plotëson.

I shmanget seksit
Nëse befasisht fillon t’i shmanget seksit, apo pothuajse kurrë nuk është iniciator i seksit, kjo është shenjë që duhet të filloni të bisedoni me partnerin.

Të gjithë i krahason me ju
Keni vërejtur që shpesh krahason lidhjen tuaj me të tjerëve? Nëse përgjigjja është pozitive, atëherë nuk është i lumtur dhe pret diç më shumë nga ju.

Gjithmonë fajin ua hedh juve
Edhe një shenjë që nuk është i lumtur dhe i kënaqur nëse gjithmonë ju bën me faj juve dhe fillon grindjen. Biseda mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.

Nuk ju respekton
Atë moment kur pushon t’ju respektojë, apo së paku sillet në atë mënyrë, do të thotë që partneri juaj nuk është i kënaqur.

Digjet hashashi në Lazarat



Pas dy ditësh Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA kanë vënë në kontroll lagjen “Mahmutaj” që ndodhet në anën jugore të Lazaratit. Nga kontrolli i mbi 50 banesave u asgjësua një sasi e konsiderueshme e hashashit dhe më pas forcat e policisë i vunë edhe zjarrin.

Mëngjesin e së martës një grup personash të pozicionuar në kodër ka nisur një breshëri armësh dhe plumbat kanë rënë në shtëpitë e banorëve të fshatit. Krismat kanë nisur gjatë natës e për pasojë një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, një 32-vjeçar efektiv i FNSH-së së Shkodrës është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë banorët e Lazaratit kanë vijuar të djegin në masë hashashin e prodhuar një vit më parë dhe
Aksioni në Lazarat
“Mekës së marijuanës i del tymi”
Asgjesohen 30 milionë euro drogë
PD: Aksioni në Lazarat, show banditesk
raportohen edhe fusha me bimësi të shkulur. Policia pasditen dhe mbrëmjen e djeshme ngushtoi rrethimin duke marrë nën kontroll zonën e kultivuar me hashash pranë magazinës së shtetasit Gate Mahmutaj. Në intervistën e fundit televizive ai u përpoq të shfajësohet, por policia në këtë magazinë konstatoi gëzhoja, fuçi me hashash që digjeshin, hashash nëpër thasë dhe bimë që ishin gati për mbjellje.

Një predhë murtaje është gjetur pranë magazinave të tij. Ndërkohë policia njofton se janë arrestuar 6 persona të akuzuar për sulmin ndaj gazetarëve të A1 Raport. Ata janë Matjas Muhamet Bocia, vjeç 23, banues në Lazarat Gjirokastër, Florian Nexhip Shurdhi, vjeç 29, banues në Lazarat Gjirokastër, Juxhin Avdul Bocia, vjeç  19, banues në Gjirokastër, Xhevahir Miftar Doçi, vjeç 29, banues në Dunavat Gjirokastër, Ali Mato Basha, vjeç 46, banues në Lazarat Gjirokastër dhe Emiljano Bejko Aliko, vjeç 31, banues në Lazarat Gjirokastër.

Këta shtetas janë paraqitur në Komisariatin e Policisë Gjirokastër gjatë pasdites së djeshme. Nga verifikimi i deklarimeve të tyre në polici, ku janë vërejtur mospërputhje dhe hetimeve të kryera nga policia këta shtetas janë në cilësinë e të dyshuarit dhe ndaj tyre është marrë masa e arrestit në flagrancë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë janë autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj forcave të policisë në datat 15 dhe 16 qershor, në momentin që këto forca po zhvillonin operacionin policor për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike dhe asgjësimin e tyre.

Gjatë pasdites, policia njoftoi për dy të plagosur. Një 19-vjeçar nga Ura Vajgurore, që ishte bari në këtë zonë dhe që ka marrë plagë në këmbë dhe dorë, si dhe një 33-vjeçar nga Pogradeci, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Në aksionin e saj policia zbuloi një laborator të prodhimit të drogës, si edhe kontrolloi 20 shtëpi. Gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur sasi të konsiderueshme bimë të kultivuara si edhe municione në sasi të mëdha. Gjatë paradites të së martës, në Gjirokastër ishte edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

“Është shumë e rëndësishme që të kuptoni të gjithë se, ora kur lidhjet e botës së krimit në Lazarat me Parlamentin dhe politikën, me ata që deri dje i shfrytëzonin, këto lidhje kanë mbaruar një herë e mirë. Kjo që po shihni sot, është shembulli më i mirë i vendosmërisë sonë për të vendosur shtetin ligjor në cdo cep të Shqipërisë. Ne jemi shumë të vendosur të shpëtojmë qytetarët e ndershëm të Lazaratit, nga ata kriminelë që i kanë marrë peng”, u shpreh ministri Saimir Tahiri.

Rreth 800 forca policie mbajnë të rrethuar terrenin dhe ato janë nga policia e Gjirokastrës, forcat speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcës në Vlorë.

Po ashtu, në këtë operacion janë përfshirë dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat Elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj.

Këto forca janë të mbështetura nga mjete të posaçme. Bazuar në planin e hartuar do vijonë veprimet policore për asgjësimin e parcelave të kutivuara dhe kapjen e vënien para përgjegësisë ligjore të të gjithë personave të implikuar në kundërshtimin me armë të forcave të Policisë së Shtetit.

Po ashtu janë ngritur grupe speciale hetimi të orientuara nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, të cilët po vijojnë veprimet paralel me veprimet operacionale të strukturave policore në terren për kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e e provave materiale.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka mundur të futet së bashku me forcat speciale në thellësi të Lazaratit. Ajo ndodhet në lagjen Mahmutaj që është marrë nga forcat e policisë. E gjithë lagjia është në tym pasi po digjen sasi të konsiderueshme kanabisi. Agjentët e policisë po kontrollojnë jashtë banesave pasi nuk i lejohet hyrja brenda.

Sipas korrespondentes së Top Channel në Gjirokastër, Kristina Fidhi, mësohet se forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, tashmë janë zhvendosur nga pjesa jugore e fshatit Lazarat në drejtim të asaj veriore, ku mendohet se strehohen ende persona të armatosur, kryesisht të rinj.

Arrestohet një i dënuar me 7 vjet burg për trafik droge

Në mesnatë policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga në Lazarat një person të dënuar më parë me 7 vjet burg për trafik lëndësh narkotike.

Mësohet se personi i ndaluar është shtetasi Toni Shehaj, 31 vjeç, nga Mallakastra, i cili dyshohet se gjatë 2 ditëve të aksionit mund të ketë qëlluar edhe ndaj forcave të policisë. 31-vjeçari është ndaluar gjatë tentativës së tij për t’u larguar me identitet të rremë.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu se ka asgjësuar 60 mijë rrënjë kanabis dhe 10 ton hashash. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 2 laboratorë droge, në shtëpinë e Gate dhe Xhezo Mahmutajt.

Gate Mahmutaj: Gati të dorëzohem. Tahiri e njofton arrestimin në Fb
TCH në zonën e Lazaratit, që nuk është nën kontrollin e policisë

Gazetarja e TCH, Kristina Fidhi, ka qenë në zonën e fshatit Lazarat, që ende nuk është nën kontrollin e policisë. Ajo ka qenë në shtëpinë e të kërkuarit nga policia, Gate Mahmutaj, dhe ky i fundit ka deklaruar se është gati t’i dorëzohet policisë. Ai bën thirrje që të mos qëllohet më në drejtim të fshatit.

“Dua t’i bëj thirrje bashkëfshatarëve të mi, të mos qëllojnë policinë, të ulin armët dhe të rrinë të qetë, të lënë policinë e shtetit të bëjë detyrën dhe të shkoj edhe unë para drejtësisë, pasi nuk kam mundësi për momentin të dorëzohem”, shprehet Gate Mahmutaj.

I pyetur nga TCH nëse ai nënkupton me këto fjalë dëshirën për t’u dorëzuar dhe nëse ka diçka që e pengon për ta bërë këtë gjë, ai u përgjigj:

“Po ja armët janë sheshit, bashkëfshatarët gjuajnë, policia është poshtë me snajperë etj, ndërkohë që unë nuk dua të ketë përplasje, as nga pala e shtetit dhe as nga ajo e fshatit. Nuk dua të ketë humbje jetësh, apo plagosje. Madje sot kam folur me një njeriun tim që të më sjellë një avokat dhe të paraqitem para drejtësisë dhe të jem të paktën i garantuar. Pasi sa të dalësh ka postoblloqe nga shteti dhe kam frikë se më keqtrajtojnë, gjithçka është e mundshme”, deklaroi Mahmutaj.

Ndërkohë, gjatë orëve të mbrëmjes së të martës, dëshira e Gate Mahmutaj duket se është realizuar, teksa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar përmes rrjetit social Facebook, duke njoftuar arrestimin e tij, i shtati në listën e të arrestuarve deri më tani. Në postimin e tij, Tahiri ka shtuar se "po i vjen radha të gjithëve" dhe se "jam krenar për Policinë e Shtetit".Mahmutaj ka zbritur deri në hyrje të fshatit duke ju dorëzuar postbllokut të parë të ngritur aty dhe më pas është shoqëruar në ambientet e Policisë së Gjirokastrës. Policia tha për Top Channel se Mahmutaj pritet të transferohet për në Tiranë.

MB: Shmangni Lazaratin

Ndërkohë, Ministria e Brendshme permes nje njoftimi per shtyp u ben thirrje banoreve te Lazaratit qe per arsye te sigurise se jetes se tyre te mos dalin nga banesat, ndërsa qytetarëve të tjerë të shmangin fshatin.

“Te gjithe qytetaret e tjere, duhet te shmangin plotesisht hyrjen per ne fshatin Lazarat deri ne nje njoftim te dyte zyrtar te policise. Banoret e zonave perreth fshatit Lazarat keshillohen te bejne kujdes me levizjen jashte banesave te tyre, deri ne perfundim te ketij operacioni policor. Sherbimet e Policise se Shtetit jane ne gatishmeri te plote per t’u ardhur ne ndihme ne çdo kohe, te gjithe qytetareve qe do te kene nevoje”, thuhet ne njoftimin per shtyp.

Policia: Dorëzoni armët
“Po ruajmë qetësinë, po parandalojmë pasojat”

Gjatë paradites së të martës, me anë të një njoftimi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit deklaroi se uniformat blu janë të vendosura në arritjen e objektivit për asgjesimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që gjatë këtyre ditëve kanë kundërshtuar dhe qëlluar me armë forcat në terren, duke sjellë për pasojë dhe plagosjen e një punonjësi policie në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, si dhe vendosjen e rendit e të sigurisë publike në Lazarat.

“Polica e Shtetit u bën thirrje personave të armatosur që të dorëzojnë armët e të vihen në dispozicion të policisë, pasi policia është e vendosur në përmbushjen e misionit të saj dhe nuk do të mund ti shpëtojnë përballjes me forcën e ligjit”, thuhet në një komunikatë.

“Çdo kundërshtim dhe qëndresë me armë vetëm sa rëndon pozitën ligjore, duke u bërë dhe shkak i pasojave që Policia e Shtetit deri tani është munduar të parandalojë”, paralajmërohet në të.

Njëherazi Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë banorëve të fshatit Lazarat, të bashkëpunojnë me të dhe të bëjnë të mundur identifikimin e elementëve kriminalë që janë duke u konfrontuar me armë me policinë.

“Shërbimet e Policisë së Shtetit janë në gadishmëri të plotë dhe të vendosur për të përmbushur me sukses operacionin e ndërmarrë gjatë këtyre ditëve, duke kontribuar në sigurinë e banorëve të Lazaratit dhe të qytetarëve”, përfundon njoftimi.


Ja Si rreziten femrat ne Vjene ( Foto +16 )

Kjo eshte nje femer e cila ka shfrytzuar ditet me dielle ne vjenen e fresket per tu rrezitur

Friday, May 23, 2014

Vali Corleone, po absolut për kryetar të Gjilanit

Vali Corleone ka një ide të re, djaloshi i cili është bërë i famshëm së fundi për stilin e tij të jetës dhe deklaratat bombastike ndaj bukurosheve të estradës, ka vendosur të konkurrojë për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ndoshta shaka e tij, apo iniciativë serioze, por Vali e ka publikuar lajmin në profilin e tij zyrtar në Facebook, dhe madje është i bindur se do të marrë 97 për qind të votave, duke lënë dy partitë më të mëdha PDK dhe LDK me 2, respektivisht 1 për qind.
Edhe pse ende nuk di me saktësi nëse do të konkurrojë, pasi ka dilema, ai është zotuar se do ta bëjë Gjilanin si Milanon nëse bëhet kryetar.

Lopez e ‘kall’ publikun (Video)

Qendroi për një kohë të gjatë pas tavolinës së jurisë së “American Idol” për të pasuar njohuritë e saj muzikore dhjetra konkurentëve të spektaklit, por të mërkurën, Jennifer Lopez vendosi të pushtojë vetë skenën. Këngëtarja 44-vjeçare këndoi këngën e saj të fundit “First Love” me shpresën e shndërrimit të tij në një hit veror, së bashku me ‘himin’ e botërorit të Brazilit, që e riktheu në një tjetër bashkëpunim me Pitbull. Bluja transparente mbizotëronte në veshjen e JLo, që tregoi edhe njëherë tjetër linjat e saj të mrekullueshme. Aktualisht 44-vjeçarja vazhdon romancën e saj me Casper Smart me të cilin u lidh pak pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Marc Anthony.  


Aktorja përdhunohet në grup, dënohet producenti i filmit porno

Producenti i filmit pornografik “Rrëfimet private”, Giuseppe Matera është dënuar me dy vjet e 10 muaj burg, pasi akuzohet se ka lejuar përdhunimin në grup të aktores Sara Tommasi, gjatë xhirimeve të filmit.
Sipas gjykatës në Salerno të Italisë, aktorja kishte pranuar të xhironte filmin, por nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike dhe fizike për t’ju nënshtruar skenave të forta.
Avokati i aktores u shpreh i kënaqur me vendimin e gjykatës, duke deklaruar se e vërteta doli në dritë.
Seanca e radhës për këtë çështje pritet të zhvillohet pas disa javësh, ku do të jepet vendimi për personat e tjerë të përfshirë në përdhunimin e aktores, konkretisht ndaj menaxherit Vincenzo Di Federico, aktorëve Fausto Zulli dhe Pino Igli Papali dhe regjisorit të filmit Max Bellocchio.
Ndërkohë aktorja Sara Tommasi i ka dhënë lamtumirën filmave porno./bw/
-

Thursday, May 22, 2014

Ballkanit i kanoset rreziku nga vërshime të reja

Ballkanin e kanë kapluar vërshimet më të mëdha në 120 vitet e fundit, për ç’arsye mijëra njerëz u evakuuan, ndërsa shumë të tjerë mbetën të ngujuar në shtëpitë e tyre pa rrymë dhe ujë, dhe ende presin ndihmë, thekson gazeta amerikane “Newyork times”, duke cekur se rajonit ende i kanoset rreziku nga vërshime të reja. Reshjet e shiut përfundimisht u ndalën, por rreziku edhe më tej ekziston në rajonet e shkatërruara nga vërshimet”, ceket në shkrim, me ç’rast shtohet se sasi e madhe e ujit përgjatë lumit Sava po lëvizë drejt Beogradit dhe rrezikon qytetin dhe termoelektranën “Nikolla Teslla”, nga e cila furnizohet me rrymë gjysma e Serbisë. “Nikolla Teslla” thekson se rreth termocentralit vendosen barikada nga thasë të mbushur me rërë, me qëllim që të parandalohet depërtimi i ujit. Sipas gazetës, nga vërshimet më rëndë është goditur rajoni i Obrenovcit, pjesa më e madhe e të cilit është nën ujë. -Mijëra njerëz u larguan nga qyteti, por besohet se nëpër shtëpi ka edhe disa mijëra njerëz të cilët presin ndihmë, pa rrymë dhe ujë të pijshëm, thekson “Njujork tajms”, duke shtuar se Kryqi i Kuq i Serbisë vlerëson se rreth 300.000 njerëz në vend janë pa ujë dhe rrymë. Në vendin fqinj, Bosnjë e Hercegovinë, në gjendje të njejtë janë rreth 50.000 njerëz, thekson gazeta, duke potencuar se në këtë vend problem shtesë gjatë vërshimeve paraqesin edhe minat e pashkelura, të mbetura nga koha e luftës në viett e 90-ta të shekullit të kaluar, e të cilat vlerësohet se janë rreth 100 mijë. “Njujork tajms” transmeton deklaratën e shefit të diplomacisë boshnjake, Zllatko Llagunxhija, i cili thotë se në BeH nga vërshimet janë dëmtuar rreth 100.000 shtëpi, shkolla, spitale dhe objekte të tjera, të cilat janë jashtë përdorimit. -Pasojat nga vërshimet janë tmerruese. Shkatërrimet fizike nuk janë aspak më të vogla se ato nga lufta. Dallimi i vetëm është se në vërshime jetën e humbën një numër më i vogël i njerëzve, shtoi Llagunxhija. Gazeta thekson se deri më tnai në BeH janë evakuuar gjysmë milioni njerëz, si dhe se jetën e humbën së paku 35 persona, duke potencuar se bilanci përfundimtar i viktimave, sipas të gjitha gjasave, do të jetë shumë më i madh. -Në pjesët e vërshuara të Ballkanit për vetëm tre ditë pati reshje të shiut aq sa zakonisht ka për tre muaj, potencon “Newyork times”.  

Tangat, të dëmshme për shëndetin

Shkak për patologji inflamatore, infeksione. Edhe pse aq të dëshiruara nga femrat për përmasat e vogla dhe lehtësinë e mbajtjes se tyre, si edhe nga meshkujt për performancen seksi që ato transmetojnë tek to, duket se tangat nuk janë zgjidhja më e mirë për t’u mbajtur. Se paku kështu mendojnë specialiste te fushës. Sipas disa studimeve, tangat, veçanërisht kur nuk janë të përbëra nga fije natyrale, mund të çojnë në patologji inflamatore dhe në raste të veçanta edhe infeksione të zonës anale, perineale dhe pubike, e krahasuar kjo me mbathjet e zakonshme. 

Kjo është prostituta më e moshuar e Britanisë! (Foto)

veshur çdo ditë me mini-fund dhe taka, Sheila vazhdon të jetë shumë aktive, duke përfituar 300 euro për 1 orë. Sheila Vogel-Coupe me flokët e saj të thinjur duket si një gjyshe e zakonshme. Mirëpo nuk është e tillë. Edhe pse në moshën 85-vjeçare, ajo numëron e më shumë përvoja “hot”, sesa ndonjë femër e 20 e ca vjeçare. Po, sepse ajo është prostituta më e vjetër në Britani. E veshur çdo ditë me mini-fund dhe taka, Sheila vazhdon të jetë shumë aktive, duke përfituar 300 euro për 1 orë. E të thuash që i hyri kësaj rruge rreth 4 vjet më parë, si pasojë e vetmisë që ndjeu pas vdekjes së burrit të saj të dytë. Familja e saj nuk e priti mirë dhe i tha të mos ‘çmendurira’ të tilla, por nuk ua vuri veshin. “Tashmë nuk besoj se do të ndalem deri kur të vdes – tregon ajo gjatë një dokumentari të transmetuar në ‘Channel 4′ -. Klientët? Ata shikojnë diçka të veçantë tek unë dhe është një ndjesi shumë e shkëlqyer. E ndiej veten shumë sexy! Pse i kam hyrë kaq vonë kësaj pune? Arsyeja më e rëndësishme është se e adhuroj seksin. Edhe thjesht duke e menduar më bën të ndihem më mirë”. -  

Kim zhvishet pak ditë para dasmës(Foto)

Ajo po i mban të fshehura të gjitha detajet e veshjes së saj në ditën e dasmës së saj, gjatë të shtunës. Por kjo nuk do të thotë që Kim Kardashian duhet të fshihet ose po fshihet nga njerëzit. Përkundrazi, 33 vjeqarja ka treguar figurën e saj mahnitëse kur arriti në Paris. Ajo sigurisht zbuloj trupin e saj, këmbët e gjoksin e saj.  

Shqiptarja që po çmend Zvicrën (Video)

Enrika Derza është vajza me prejardhje nga Shkodra e cila është konkurrente në talent shoun e njohur ‘The Vice of Switzerland’.
E përveç se ajo po pëlqehet e po duartrokitet shumë në këtë kompeticion, ajo ka arritur që edhe nëpër videot që i poston në kanalin muzikor ‘Youtube’ të marrë qindra mija klikime.
E kjo gjë nuk po e lë as Enrikën të rri duarkryq. Ajo në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ ka falënderuar të gjithë përkrahësit e saj. “300 mijë klikime! Jam e mrekulluar. Ju falënderoj nga zemra”, ishte mbishkrimi i saj, i cili ishte përcjell nga shumë komente të fansave të cilët tashmë kanë filluar ta njohin punën e vajzës shkodrane.
Të ju kujtojmë Enrika nuk është e vetmja vajza nga Shkodra e cila po korr sukses jashtë trojeve tona. Elhaida Dani vitin e kaluar rrëmbeu vendin e parë në ‘The voice of Itali’.

Yjet e Barces në klipin e Shakires (Video)

Shakira ka lëshuar sot hitin e ri të verës. Këngëtarja e famshme kolumbiane është rikthyer me këngën që pritet të jet hit në Kampionatin Botëror , ndërsa titullohet “La-La-La”. Në videoklipin e këngës janë edhe familja e saj, burri Gerard Pique dhe djali Milan. Poashtu pjesë e klipit janë edhe yje të Barcelonës si Messi, Fabregas e Abidal, si dhe yje të tjerë si Aguero e Falcao. - 

Sunday, May 18, 2014

Adelina e lyer me çokollatë

Provokatore, seksi, e ëmbël sa dhe çokollata që bart në trup. Kjo është fotoja me e re e të parezistueshmes Adelina Ismaili. BalkanWeb njofton se këngëtarja kosovare Adelina Ismaili këto ditë ndodhej në Tiranë për një set fotografish për revistën “Anabel”.

Adelina shfaqet në ballinën e revistës, më e guximshme se asnjëherë tjetër. E lyer me çokollate të shkrire dhe me një dredhëz në dorë, këngëtarja me vështrimin e saj plot joshje kthen sytë nga lexuesi i revistës.
Por dhe përfaqësuesit e revistës kanë mbetur tepër të kënaqur, sa në një nga rrjetet online shprehen se “Përshtypja jone nga Adelina ishte : Një artiste e vërtetë dhe shume e disiplinuar, një modele e paparë, dhe një grua me shumë botë dhe tepër e dashur”. 

Kamera fshehur ma e mira e te gjitha kohurave?!



Kjo Video konsidorohet si kamera e fshehur me e mira e te gjitha kohurave.. situata qe ajo paraqet eshte pak a shum kjo nje person ne aropport njeftohet se kerkohet nga policia i dyshuar per kryerjen e aktve si terrorist..

Kosova i paguan Japonisë Borxhet e ish- Jugosllavisë

Japonia mund të japë në vazhdimësi donacione për Kosovën, por nuk harron të kërkojë edhe borxhet e veta. Bëhet fjalë për borxhet e trashëguara nga marrëveshjet që ky shtet i ka bërë më herët me ish- Jugosllavinë, e që Qeveria në Prishtinë është zotuar se do t’i mbulojë të gjitha që janë realizuar në territorin e Kosovës, shkruan Tribuna. Për ekspertët e ekonomisë, nëse vendi ynë dëshiron të ruajë qëndrueshmërinë e tregut ndërkombëtar, duhet të kthejë çdo cent të investuar në Kosovë. Shteti i parë që pritet të përfitojë nga ky veprim është Japonia. 

S’kanë para t’i paguajnë kreditë

Në e bankat e Kosovës aktualisht janë 1.8 miliardë euro kredi të lëshuara deri në muajin mars të këtij viti dhe 2.3 miliardë euro depozita. Kreditë e këqija përbëjnë 8.6 të totalit të kredive të lëshuara. Kosovarëve duket se iu ka ardhur puna ngushtë me banka, shkruan Tribuna. Paratë që i kanë huazuar s’po kanë si t’i kthejnë. Afro gjysmë miliardi euro bankat komerciale në vend nuk po arrijnë t’i arkëtojnë dhe si rezultat i kanë futur në listën e kreditorëve të këqij. Norma e këtyre kredive sa vjen e rritet nga viti në vit. Sivjet, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë e këqija përbëjnë 8.6 të totalit të kredive të lëshuara. Në e bankat e Kosovës aktualisht janë 1.8 miliardë euro kredi të lëshuara deri në muajin mars të këtij viti dhe 2.3 miliardë euro depozita. Norma e interesit në depozita ka rënë nga 2.4 për qind sa ishte në dhjetor, në 1.7 për qind në muajin mars. Ndërsa ajo e interesit në kredi është ngritur nga 11.1 për qind sa ishte në dhjetor në 11.2 për qind në muajin mars./Tribuna/ 

14 të vdekur nga përmbytjet në Bosnje e Serbi

Ekipet e shpëtimit në Bosnje e Hercegovinë kanë gjetur shtatë trupa të pajetë në shtëpitë e përmbytura, si rezultat i reshjeve të mëdha në shtete të ndryshme të Ballkanit. Reshjet e tri ditëve të fundit i kanë përmbytur dhjetëra qytete e fshatra në Bosnje e Serbinë Qendrore ndëra numri i të vdekurve është së paku 14 persona. Zyrtarët boshnjakë kanë njoftuar se në këtë vend kanë vdekur 11 persona derisa autoritetet serbe kanë njoftuar për tre të vdekur në territorin e tyre. Përmbytjet kanë bërë që niveli i ujit të jetë dy deri në tri metra mbi tokë. Policia, ushtria, zjarrëfikësit dhe vullnetarët, po ndihmojnë në shtëptimin e njerëzve, shumë mga të cilët po qëndrojn në kulmet e shtëpive të tyre. Dhjetëra mijëra banorë janë shpërngulur në zona më të sigurta. 

Joana harron Anaidin: Së shpejti martohem me Janin

Big Brother Albania Fans Club i kësaj jave nisi disi ndryshe. Në studio me moderatoren Albana Osmani ishin të ftuar një pjesë e mirë e banorëve të edicioneve të shkuara dhe mes tyre edhe Joana, konkurentja e edicionit të gjashtë të spektaklit. Pavarësisht se ka kaluar një vit që nga përfundimi i aventurës së saj brenda shtëpisë së Big Brother, Joana mbetet një ndër personazhet për të cilën mediat rozë në Shqipëri shfaqin interes të vecantë, vecanërisht sa i përket jetës së saj personale. Kjo e fundit ishte arsyeja se përse ajo vetë ishte në Fans Club, ku bëri publik lajmin se do të martohej me Janin, të dashurin e saj prej 7 vitesh emri i të cilit u lakua jo pak herë gjatë edicionit të kaluar të Big Brother dhe për të cilin Joana rrëfen se ndjen ende. “Jemi të dashuruar. Unë vdes të bie në dashuri dhe ai si gjithmonë është i dashuruar me mua. Së shpejti kemi dasmën. Jani është shqiptar që ka ndërtuar jetën e tij në Greqi dhe në pesë janar mbushëm shtatë vjet”, tha ajo. Po lidhja me Anaidin, fituesin e edicionit të gjashtë të Big Brother, i pranishëm gjithashtu në studio, cfarë ndodhi? “Cfarë ndodhi? Ndodhi gjithcka brenda atij formati dhe ngeli prap brenda atij formati. Njerëzit ndjejnë!”, u përgjigj shkurt Joana./ Top Channel  

Milioneri përdhunon 9 modele, ka gjithsej 7 fëmijë

Një milioner britanik, me origjinë iraniane, Shoja Shojai, është akuzuar sepse ka mbajtur të mbyllura 9 vajza që aspironin të bëheshin modele. Shojai i mbante vajzat e reja të mbyllura në vilën e tij, të cilën e kishte kthyer në një harem tmerri. Ai ka abuzuar për vite me rradhë me to dhe është baba i 7 fëmijëve që ato kanë sjellë në jetë. Pjesa më e madhe e vajzave, europiane dhe aziatike, ishin nxënëse të një shkolle për modele në Londër. Shojai kishte mundur të tërhiqte vëmendjen e vajzave duke u premtuar se do t’i ndihmonte të bëheshin modele. Mbi 56 vjeçarin rëndon akuza e dhunës familjare. Mësohet se vajzat mund të dilnin nga shtëpia, por vetëm kur ishin të shoqëruara nga personeli i sigurisë. 7 fëmijët që ato kanë sjellë në jetë janë të moshës nga 9 muaj deri në 7 vjeç. Vajzat, së bashku me fëmijët e tyre, janë dërguar në një qendër që ofron asistencë për viktimat e dhunimeve. Ndërkohë 56 vjeçari Shoja Shojai vazhdon të mohojë akuzat e ngritura ndaj tij.  

Zhduket Luljeta 13 vjeçe

Që nga 1 maji i këtij viti, vajza shqiptare nga Mechernich (regjioni i Këlnit, Gjermani) me emrin Luljeta është në kërkim. Ajo konsiderohet si e humbur dhe mendohet se ende mund të ndodhet në regjionin e Këlnit. Policia është duke bërë përpjekje për të gjetur vajzën 13 vjeçare, duke lutur popullatën për ndihmë. Luljeta është e gjatë 170cm, ka flokë të drejta ngjyrë kafeje të qelë. Në ditën e humbjes ajo kishte të veshur një fanelë ngjyrë roze dhe gjinse. Personat që mund të kenë njohuri për vendndodhjen e vajzës mund ti paraqiten policisë në Euskirchen në numrat e telefonit: 02251/799-510 oder 02251/799-0. /EXPRESS/ -  

Era Istrefi, ‘E Dehun’



                                 
Një stil që nuk jemi mësuar ta shohim në tregun tonë muzikor. E këtë e sjell Era Istrefi, këngëtarja e re e skenës muzikore, me këngën ‘E dehun’, një bashkëpunim me Mixey.
Ky videoklip është i punuar nga Entermedia, e që është art në vete. 
Regjia është bërë nga Astri Ismaili, ku Erën e paraqet shumë ekstravagante.

A është arrestuar, flet Sabri Fejzullahu

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptarë Sabri Fejzullahu nuk është arrestuar sot e madje nuk e ka pasur as problemin më të vogël. Këtë ai e ka treguar për “Zërin”, nga Zvicra duke shpjeguar gjithçka që ka ndodhur sot. “Jam befasuar me të vërtet. Po sa arrita në Zvicër e tërë familja nisi të më telefonoj duke më pyetur se çka po ndodh. A jam mirë. Pastaj e pash që portalet kishin shkruar gjithçka për mua”, ka thënë Fejzullahu. Duke e marrë vesh që burimi i këtij lajmi ishte emisioni Prive në Klan Kosovë, Fejzullahu tha. “Nuk e di se çka ju kam bërë atyre që po trillojnë këso gjëra për mua. Mua sa herë që më thërrasin në emisionet e tyre ju shkoj tregohem i mirë. A po ju vije inati që jam ende në top formë dhe po këndoj si në ditët më të mira apo çfarë është”, ka shtuar me tutje këngëtari jon i njohur. Ai ka thënë se sot në Zvicër ka udhëtuar për punë ndërsa nesër në mëngjes do të jetë në Prishtinë. “Sot kam ardhur këtu për të kënduar në një mbrëmje në Bolero dhe nesër në mëngjes do të jem në Prishtinë”, ka shpjeguar më tej ai. Duke lënë anash këtë histori, Fejzullahu më pas ka treguar shumë shpejtë do të dal albumi dhe videoklipi i tij i ri. “Shumë shpejtë do të dal albumi im i ri që do të ketë 8 këngë. Ndërsa videoklipi mbrenda 10 ditësh do të dalë i realizuar nga Max production me kompozim të Virusit dhe tekst të Fatmir Bujupit”, ka thënë ai. Për fund, Sabriu u ka lënë një porosi të gjithë adhuruesve të tij. Që është shumë mirë dhe shëndosh me shëndet dhe adhuruesit e tij mund të presin edhe shumë hite nga ai në të ardhmen. 

Saturday, May 17, 2014

Ups, i fut kokën poshtë fustanit (Foto)

Vitalii Sediuk është rrëzuar sërish duke treguar se nuk mund të jeni të sigurt pranë tij. Gazetari ukrainas, i cili në të kaluarën ishte qëlluar me shuplakë nga Will Smith pasi ishte përpjekur për ta puthur në tapetin e kuq, ka bërë sërish sherr. Gjatë preimerës së “How to Train Your Dragon 2” në tapetin e kuq, ai u rrëzua dhe u gjet nën fustanin voluminoz të America Ferrera.    

Rita Ora: Do të organizoj koncert të madh në Kosovë

Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora, e cila ka arritur sukses të madh në botën e muzikës, ka pranuar se do të organizon një koncert shumë të madh në Kosovë. E ftuar në një emision tek Academy 1’s Radio në Glasko , ajo u pyet nga një vajzë që ishte e pranishme në audiencë e që sigurisht ishte nga Kosova, kjo nga fjalët shqip që ia tha Ritës, ajo e pyeti atë se a do të bëj ndonjëherë koncert në Kosovë, pasi ajo do të dëshironte shumë që të jetë në Kosovë kur Rita do të përformojë. Rita Ora tha se ka në plan të bëjë një koncert shumë të madh në Kosovë dhe se duke qenë një ambasadore nderi e Kosovës e ka nderuar shumë atë. 

Rita për pak nuk tregon zogun

Rita Orës i ka ndodhur në disa raste që të ekspozojë pjesët e saja intime apo të brendshmet në ambiente publike. Këtë herë e ka parandaluar të ndodhë duke mos ja dhënë mundësinë fotografëve që të merren me të. Të enjten, shqiptarja e lindur në Kosovë dhe rritur në Britaninë e Madhe ishte në Londër në një lokal nate ku u fotografua me një veshje thuajse të hapur por e mbuluar me dorë për të mos treguar zogun.  

Nora Istrefi prezanton nënën(Foto)

Nëse deri sot nuk e keni parë nënën e Nora Istrefi atëherë qysh në fillim po ju themi se nuk do të habiteni përse edhe vajzat e saj janë aq të bukura. Megjithëse me tri vajza të rritura nëna e Norës, Nitës dhe Erës, duket në formë shumë të mirë e madje duket si një ndër motrat Istrefi e jo nëna e tyre. Si mendoni ju.

Ja çfarë SMS shkëmbyen Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa

Kryetari i Nderit i LDK’së, Fatmir Sejdiu në një njoftim për media ka treguar se ka pasur një ofertë nga Isa Mustafa për takim në lidhje me listën e deputetëve dhe mundësisë së kandidimit të tij për deputete. Por, një takim i tillë nuk ka ndodhur, pasi atë e kishte shtyrë Isa Mustafa. Ndërkohë, Sejdiu kishte shkuar jashtë vendit dhe ishte njoftuar nëpërmjet mediave se emri i tij po lakohet si kandidat për deputet. Ai ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet pasi nuk dëshiron që dikush të hiqet nga lista dhe të futet emri i tij. Më poshtë mund të lexoni të plotë deklaratën e Ish-Presidentit Fatmir Sejdiu Ditët e fundit, emri im është përmendur në medie në kontekste të ndryshme, nëse unë do të jem kandidat i LDK-së në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen më 8 qershor. Për të sqaruar dhe për të mos lënë vend për keqkuptime dhe keqinterpretime dhe veçmas për të respektuar interesimin e madh të anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, se për çfarë në të vërtetë bëhet fjalë lidhur me këtë çështje, do të paraqesë disa fakte në këtë paraqitje time publike. Të hënën, më datë 12 maj, mora një mesazh telefonik (sms) nga z. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, në të cilin ai theksonte se është i interesuar të takoheshim të nesërmen, pra të martën, për të biseduar lidhur me zgjedhjet. Është kjo koha kur tashmë përfundonte propozimi për kandidatë që bëheshin nga degët e LDK-së, pra një ditë mbasi të mbyllej ky proces. Pavarësisht, nga ky fakt, me vullnetin e mirë ia ktheva përgjigjen se nesër mund të takoheshim. Tek të nesërmen, kur unë pritja se do të saktësojmë kohën e takimit, mora një mesazh tjetër, në të cilin z. Mustafa kërkonte shtyrjen e takimit për të mërkurën. E njoftova se unë do të duhet të udhëtoja jashtë të mërkurën herët në mëngjes dhe nuk do të isha në Kosovë deri të premten vonë, që nënkuptonte se mund të takoheshim kurdo gjatë të martës. Nuk pati një përgjigje pohuese. Kështu edhe ky pretendim për takimin mori fund, ndërsa unë udhëtova sipas itinerarit që e kisha caktuar javë më parë. Ndërkohë, në media, dolën informata herë se unë do të isha e herë se unë nuk do të isha në listë të deputetëve të LDK-së. Të enjten mora një mesazh po nga z. Mustafa ku kërkohej pëlqimi im për të qenë kandidat në listën e LDK-së, pa specifikuar asnjë detaj tjetër. Unë i kërkova atij që të mos përdorej emri im pa biseduar paraprakisht për këtë çështje dhe çështje të tjera me interes për Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke nënvizuar peshën e këtij procesi. Unë jam kthyer në Prishtinë herët në mëngjesin e së shtunës, ndërkohë që në mbrëmjen e së premtes ishin dorëzuar në KQZ listat me emrat e 110 kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 8 qershorit, dhe emrat e të 110 kandidatëve ishin bërë publik nga udhëheqja e LDK-së. Me këtë rast nuk dua të merrem edhe me sajesën perfide, që pothuajse në të njëjtën kohë, persona të panjohur pasi ishin futur në mënyrë klandestine në adresën time në Facebook, kishin shpërndarë një deklaratë mashtruese në lidhje me çështjen e bartjes së shamive në shkolla. Falënderoj mediet, të cilat mundësuan që opinioni i gjerë të njoftohej drejtë se fjala ishte për një deklaratë të shpifur. Unë sot kam takuar z. Isa Mustafa, të cilit i kam shprehur qëndrimin tim rreth procesit të kandidimeve për deputetë për zgjedhjet e 8 qershorit. Duke marrë parasysh gjithë këtë proces dhe vënien e emrit dhe autoritetit tim politik dhe intelektual në kontekste joserioze, në mënyrën siç është bërë dhe prezantuar nga lidershipi i LDK-së, si dhe faktin se LDK i ka dorëzuar dhe janë publikuar emrat e 110 kandidatëve, etika ime nuk lejon që akëcili prej tyre të largohet nga lista e publikuar, prandaj unë kam vendosur për të mos qenë pjesë e listës së bërë nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 qershor. Besoj në mirëkuptimin e të gjithë anëtarëve të LDK-së, veçmas të atyre anëtarëve të shumtë të cilët këto ditë më shkruan dhe shprehën interesimin e tyre se çfarë në të vërtetë ndodhte në shtëpinë e tyre politike. Falënderoj edhe për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjerë që më është dhënë dhe më jepet, brenda dhe jashtë, kudo që gjendem në mesin e anëtarëve të Partisë sonë dhe të shumë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Edhe me këtë rast, deklaroj se unë kam qenë pjesëmarrës i Kuvendit themelues të LDK-së më 23 dhjetor 1989, jam dhe do të jem përherë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, një kontribuues aktiv i zhvillimit dhe demokratizimit të saj. Uroj që mundi i gjithë anëtarësisë së LDK-së të kurorëzohet me sukses në këto zgjedhje, sukses të cilit do t’i gëzohesha sinqerisht.

Wednesday, May 14, 2014

Dalja nga gjendja e dëshprimit dhe depresionit: mesazhet e sures “Ed- Duha”

Është e vërtetë se shpesh biem në gjendje depresioni dhe stresi, sidmos në kohën e sotme, kur kemi gjithcka ndërsa s’kemi asgjë. Kurani është ilaç, është këshillë, Kurani është miku dhe vaizi më i mirë, thënë në mënyrën më të thjeshtë, Kurani është shpëtimi dhe udhëzimi për një jetë të lumtur. Çdo sure kuranore, cdo ajet ka mesazhet dhe mësimet e tij, problemi është tek ne, që përmbledhjen e këtyre mesazheve “nga respekti për kuranin” i mbajmë të mbështjellura me peshkir të vënduara në komoda të larta që fëmijët apo dikush nga anëtarët e shtëpisë mos t’i prek sepse ai është libri i Zotit, Kurani.
Një sure kuranore të cilën duhet ta dijë përmendsh çdo besimtarë, ka një mesazhë shumë të rëndësishme, ka një thirrje rehatuese dhe i jep njeriut shpresë, shpresë se nuk është fundi i gjithckaje. Do t’i kisha sugjeruar psikiatrëve muslimanë mësimin dhe studimin e kësaj sureje. Mendoj se do t’ua lehtësonte punën me pacientët…
Sureja „Ad-Duha“.
Dëshiroj t’ju njoftoj me komentimin dhe meazhet e saja. Mësimi dhe studimi i saj, veçanërisht nëse dihet përkthimi dhe komentimi i saj ndikon me një energji të mahnitshme pozitive në gjendjen e zemrave. Kjo sure të çon të mendosh pozitivisht, nuk ka vend për errësirën dhe dyshimin. Kjo sure është shpallur në Meke, u shpall gjasht muaj pasi që Muhamedit a.s iu ndërpre shpallja. Asgjë nuk ndodhi për gjashtë muaj, nuk kishte ëndrra profetike, meleku Xhibril nuk i vinte, asgjë, asnjë lidhje me Allahun kur është në pyetje Shpallja. Për këtë kohë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s, ngadalë sikur po binte në dëshprim, filloi të brengoset dhe të frikohet, sikur nuk kishte bërë aq sa duhet  që Allahu të ndal lidhjen me të.
Ndodh, edhe pse falemi, agjërojmë, lexojmë Kuranin, ndajmë sadaka, shpesh mendojmë se nga kjo nuk ka asgje, se këtë e bëjmë kot, humbim shpresën, ndjehemi të lodhur. Rrethi ku jetojmë, puna, familja, na lodhin aq shumë sa që edhe ibadetet që i bëjmë, i bëjmë me dembeli dhe përtaci, i bëjmë me shpejtësi të madhe dhe atëherë fillojmë edhe të dyshojmë. Ndodh  ajo më e keqja për besimtarin,  rënia në depresion shpirtërorë dhe fetarë. Dhe pas gjashtë muajsh Allahu i Madhërishëm lëshon shpalljen, lëshon suren Ed-Duha.
1.Pasha shkëlqimin e paraditës – Është një mesazhë për atë i cili mendon se është në errësirë të plotë, frikohet nga diçka, është mesazhë që të zgjohet, sepse me ardhejn e mëngjesit, fillon një ditë e re dhe Dielli lind përsëri. Dielli, agimi, mëngjesi, dita dhe shkëlqimi,  japin efekte pozitive për një shpresë të re. Pikëllimi nuk është i përhershëm, nuk janë të gjithë ditët të zeza.
2. Dhe natën kur terret dhe errësohet – Nata është krijuar që njeriun të pushojë në të, të pushoj trupin dhe shpirtin e tij. Njerëzit që ditën e bëjnë natë dhe natën ditë, në përgjithësi janë njerëz depresiv, të hidhëruar dhe të padisponueshëm. Nuk janë të fjetur mirë sepse gjithë natën rrinë zgjuar dhe flejnë ditën. Nata është krijuar që njeriu të pushojë trupin dhe shpirtin që ditën të jenë aktiv dhe të disponueshëm.
3. Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (O Muhamed). O Muhamed Zoti ytë nuk të ka braktisur e as të urren, Ai nuk ka  asnjë urrejtje ndaj teje. Allahu nuk urren asnjë dhe nuk braktis askënd. Andaj, mos e humb shpresën në mëshirën Allahut të Madhërishëm, nëse dëshiron të jetosh një jetë të qetë dhe të rehatshme.
4. Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë – Është shumë e vërtetë se gjendja në të cilën ndodhemi në këtë botë aspak nuk mund të karahasohet me gjendjen në Botën tjetër të cilës çdo kush po i afrohet ngadalë. Besimtari i siqnertë duhet të jetë i vetdijshëm se sprovat dhe vuajtjet janë të kalueshme, ndërsa për durimin, shpërblimi do të jetë kënaqësitë e përherhmë në Botën tjetër. Andaj, lëri të gjitha brengat, problemet, mbështetu në Allahun dhe me durim prit atë që Allahu i Madhërishëm ka premtuar nga mirësitë e Tija.
5. E sigurisht që Zoti yt do të jap ty, sa të jesh i kënaqur  – Po, shumë shpejt, sepse Allahu i Madhërishëm i shpërblen durimtarët, Allahu do të jap që të kënaqë ty dhe shpirtin tënd në këtë botë dhe në veçanti në botën tjetër. Allahu xh sh. Do ta mbjell lumturinë në zemrën tënde. Allahu i Madhërishëm na porosit se gjithmonë do të na ofroj dalje nga çdo situatë, se do të na jap fitore, qoftë si bashëksi qoftë si individ.
6. A nuk ishte jetim e Ai të dha streh – Allahi i Madhërishëm e përkujton të Dërguarin e Allahut s.a.v.s për periudhën kur ishte jetim, e Ai e morri nën kujdesin e Vet. Allahu i Madhërishëm asnjëherë nuk e lë robin e vet pa përkrahje. Sa e sa herë Allahu na ka mbrojtur kur kemi qenë të vogël, derisa kemi qenë të ri, sa e sa herë na ka shëruar, sa e sa herë na ka dhënë mundësinë për të përparuar? Shumë herë. Mirëpo ne shumë pak mbajmë mend dhe kur nuk shkojnë punët ashtu sic duam ne, biem në dëshprim dhe depresion, duke humbur shpresën në Allahun e Mëdhërishëm. Ai do të na ofroj strehë gjithmonë, vetëm duhet t’i kthehemi Atij.
7. A nuk të gjeti të paditur (për islamin) e të udhëzoi – Ku do të ishim sot ne, nëse Allahu nuk do të na udhëzonte në Rrugën e drejtë, ku do të ishim nëse Allahu nuk do ta lëshonte mëshirëne Vet mbi ne? Nuk faleshemi, ndërsa tani falemi, nuk agjëronim, por tani agjërojmë, lexojmë Kuranin, dhe kështu mundohemi të tregojmë falënderimin ndaj Allahut për udhëzimin tonë.  Vallë, si është e mundur që të besojmë Zotin dhe të biem në gjendje dëshprimi dhe depresioni! Kërko strehim tek Allahu me dua dhe vepra të mira, dhe do ta shohësh se si shpirti kënaqet.
8. A nuk ishe nevojtarë e të bëri të mos i kesh nevojën e askujt – Allahu na jep pasuri të shumta, vetëm se nuk i shohim apo se nuk jemi të kënaqur dhe nuk ngopemi dhe gjithmonë kërkojmë më shumë. Pasuria nuk është vetëm tek paraja, por,  është edhe tek fëmijët, shëndeti, dija, sjellja dhe fëmijët e edukuar dhe  hallall. Allahu na furnizon në mënyra të ndryshme dhe ndonjëherë na jep më shumë se sa e meritojmë, mirëpo jemi jo falënderues dhe për shkak të varfërisë së paramenduar, biem në dëshpërim dhe humbim gjithcka.
9. Andaj, mos e shtyp jetimin – Mesazhi i qartë se jetimit nuk duhet t’i bëhet asnjë llojë padrejtësie.
10. Dhe lyëpsin mos e largo me ashëprsi – Nëse dikush të lyp dhe nuk ke mundëis t’i japish, mos e nënçmo dhe ofendo. Allahu i Madhërishëm na jep dy mesazhe që ndaj dy llojeve të njerëzve, duhet të jemi të kujdesshëm, këto janë: jetimët dhe lypësit. Dhe a e dini se cila është mënyra më e mirë për ta qetësuar shpritin? Nëse i ndihmon jetimit dhe lypësit, kur sheh se ata janë të buzëqeshur, dije se buzëqeshja do të banojë në zemrën tënde.
11. Dhe shpalli mirësitë e Zotit tënd – A mund t’i numëroni mirësitë e Zotit tënd? Nuk mundeni, sepse nuk jemi në gjendje t’i numërojmë e jo më diçka tjetër. Mirësia e shikimit, të folurit, dëgjimit… Nëse Allahu nuk na donë, përse jemi gjallë atëherë, Allahu i Madhërishëm dëshiron që ne t’i kthehemi Atij me pendim dhe vepra të mira, që Ai të jetë i kënaqur me ne.
Një këshillë për mua dhe ju!Kur të bini në gjendje dëshprimi, mërzie dhe brenge, lexoni dhe studoini suren Ed-Duha, lexoni përkthimin e saj, mendoni për mesazhet e Zotit që vazhdojnë deri në Ditën e Gjykimit. Kjo sure mbolli qetësinë dhe rehatinë në zemrën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s, duhet të mbjell edhe në zemrat tona.

Tuesday, May 13, 2014

Adriana Lima po vuan për serbin?

Ajo njoftoj për ndarjen nga bashkëshorti i saj serb, me 2 maj. Dhe nuk është habitshme që Adriana Lima, nëna e dy fëmijëve, të jetë e trishtuar, ashtu siç dukej gjatë të shtunës. Modelja 32 vjeqare kishte dal pa make-up derisa kishte marrë rrugën drejtë 

E frikëson vetëm vdekja

Njëra nga femrat më të bukura në botë, aktorja italiane Monica Bellucci e zbuloi sekretin e bukurisë së saj, kënaqësisë së brendshme dhe lumturisë. Ndërsa sekreti fshihet në buzëkuq. “Nga nëna dhe gjyshja e kam trashëguar dashurinë ndaj buzëkuqit. Të keni buzë të theksuara me ndonjë buzëkuq për mua është plotësisht natyrale dhe seksi”, tha aktorja e cila nga martesa me Vincent Cassel-n i ka dy vajza, Deva-n dhe Leonie-n. Ajo e shtoi se ka gjithmonë shumë pak maskarë në qerpik, ndërsa për raste të veçanta sytë i kufizon me laps të kuq. “Femrat shumë brengosen se me kalimin e viteve do ta humbasin bukurinë, por kjo mua nuk më bën përshtypje. Mua më frikëson vetëm vdekja pasi që i kam dy vajza të cilat dëshirojë t’i rris dhe t’i shoh duke rritur. Nuk mund ta ndaloni plakjen, vetëm duhet të mësoheni të merreni dhe ballafaqoheni me të”, tha bukuroshja 49-vjeçare, Monica Bellucci. Ajo me këtë rast bëri të ditur se po përgatitet të paraqitet në filmin e saj më të ri i cili së shpejti do të fillojë së realizuari. 

Rita feston e zhveshur, e parë në Top 40 (Foto)

Këto ditë ajo ka qenë shumë e zënë me promovimin e këngës së saj të re, “I Will Never Let You Down”. Të dielën, Rita Ora, ka festuar suksesin e parë të kësaj kënge, kur u rendit e para në top 40-shën e Vodafone. Kjo këngë është shkruar dhe është prodhuar nga i dashuri i saj Calvin Harris 

Saturday, May 10, 2014

Vakt o Vakt..


Vajza pa xhinse (Video)

Prej dekadash tashmë është veshja e preferuara e miliona personave në mbarë botën dhe aq të zakonshme e të larmishme janë sot, sa vështirë të mos gjesh një person veshur me to në cdo moment.
Shtëpitë e modës kanë modelet e tyre, diku të gjëra, diku më të ngushta, këto të fundit gjërësisht të shpërndara tek femrat.
Por ç’ndodh nëse nuk i ke veshur fare ato, por thjesht i ke ‘të pikturuara’ në trup? Artistja franceze Marie Pryzbylski është ideatorja dhe autorja e një eksperimenti të jashtëzakonshëm në rrugët e Lilës në Francë. Me ndihmën e një modelje 20-vjeçare, ajo përfundoi ‘studimin’ e saj.
Mbi trupin e modeles, të quajtur Maria, nuk kishte asnjë veshje, asnjë copë. Xhinset u vizatuan me mjeshtëri prej artistes. Pas përfundimit të ‘make up’, 20-vjeçara u filmua teksa ecte në rrugët më të populluara të qytetit francez, për të parë nëse dikush do të kuptonte dicka./TCH/


Mjalti dhe hudhra, ja efektet shëruese

Mjalti i hudhrave është një recetë që mund të përdoret për shumë sëmundje, veçanërisht për problemet respiratore. Efektet pozitive të mjaltit janë të pamohueshme në çdo lëmi të mjekësisë, ndërsa sa i takon hudhrës ajo është e njohur për efektin “antimikrobik”. Kombinimi i të dyjave është i mirë në shumë probleme të frymëmarrjes si ftohjet, kollitjet, simptomat e gripit dhe infeksionet e veshit. Përveç që jep efektin e tij në forcimin e imunitetit dhe rolet tjera, mjalti po ashtu ndihmon të transferojmë shijen e hudhrës, duke reduktuar djegësinë e saj. Përbërësit: Gjysmë kavanozi mjaltë e kualitetit të mirë Një kokërr hudhër organike Metoda e përgatitjes: Pasi ta pastroni, thjesht e copëtoni hudhrën në pjesë të vogla dhe i shtrydhni copëzat. Më pas copëzat e shtrydhura të hudhrës i përzieni me mjaltë dhe i vendosni të qëndrojnë në një vend të ftohtë. Të konsumohen: 1 deri në dy lugë kafeje të këtij kombinimi në ditë  

Geti gati t’i lëshojë bombat

Getoar Selimi ka njoftuar se është gati të shpërthejë. Ai ka përgatitur disa ‘bomba’ të cilat do të shpërthejnë së shpejti. Në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter” ka postuar një ‘bombë’ e cila paralajmëron një ‘bum’ mediatik në tregun muzikor.
Gjithashtu përveç projekteve të tij të cilat është duke i realizuar në studio, Geti pritet që shumë shpejt të publikojë bashkëpunimin e shumë pritur me Tunën.
Të gjitha këto, liderit i labelit “Babastars” është duke pritur momentin e duhur për ti lansuar në mënyrë që të marrë një vëmendje sa më të madhe.
E, kur dihet se këngët e tij janë bërë hite, padyshim që edhe kësaj radhe ai do të dijë se si t’i befasojë fansat e tij.

Ja kap femnen Cristiano Ronaldos (Foto)

Qfarë do të thotë Cristiano Ronaldos kur ti shoh këto foto, Irina e shtrire me nje burrë të panjohur buzë detit. Bukuroshja ruse u zhvesh për revistën në një set fotografik të realizuar në Hauai të Shteteve të Bashkuara, por pa e ditur që një paparac do të përfitonte dhe më pas të shpërndante para kohe në internet fotot provokuese të saj 


TEUTA RUGOVA 1 koment Teuta, e bija ‘hot’ e Ibrahim Rugovës

euta ka vendosur që të garojë me LDK në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Teuta Rugova është një emër shumë i njohur për publikun kosovar. Shumica e njohin që të vogël, atë kohë kur i ati i saj njihej si lider për gjithë shqiptarët atje, madje ai ka ngelur edhe si një mit e fenomen i pazëvendësueshëm, për shkak të lidershipit që kishte krijuar dhe për arsye të situtatës kur e ka udhëhequr vendin. Teuta, e bija e ish-presidentit Ibrahim Rugova, tashmë nuk është ajo vajzë e vogël, e cila shoqëronte të atin në takime dhe evente të ndryshme brenda dhe jashtë rezidencës, në lagjen “Velani” të Prishtinës. Kohët e fundit ajo është shumë pak e pranishme në media, thuajse aspak, ky si vendim për krijimin e një imazhi të një vajze më serioze. Teuta, tashmë 24 vjeç, ka vendosur t’i futet seriozisht politikës. Ka mbaruar shkollimin e mesëm në ”American School” në Prishtinë, ndërsa studimet e larta në ”Rochester Institute of Technology” në Nju Jork. E bukur e shtatlartë, Teuta ka vendosur që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të garojë për karrigen e deputetes si pjesë e partisë, të cilën e kishte formuar i ati i saj, ish-Presidenti Ibrahim Rugova. Lajmin për bashkimin e saj në listat e LDK-së e ka bërë të ditur para disa vitesh vetë lideri i partisë më të madhe opozitare atje, z. Isa Mustafa shkruan Panorama. Kështu, Teuta do të bëhet politikania e tretë në familjen Rugova pas të atit dhe vëllait, Ukës, i cili po ashtu për një mandat ka qenë deputet në Parlamentin e Kosovës