Sunday, May 18, 2014

14 të vdekur nga përmbytjet në Bosnje e Serbi

Ekipet e shpëtimit në Bosnje e Hercegovinë kanë gjetur shtatë trupa të pajetë në shtëpitë e përmbytura, si rezultat i reshjeve të mëdha në shtete të ndryshme të Ballkanit. Reshjet e tri ditëve të fundit i kanë përmbytur dhjetëra qytete e fshatra në Bosnje e Serbinë Qendrore ndëra numri i të vdekurve është së paku 14 persona. Zyrtarët boshnjakë kanë njoftuar se në këtë vend kanë vdekur 11 persona derisa autoritetet serbe kanë njoftuar për tre të vdekur në territorin e tyre. Përmbytjet kanë bërë që niveli i ujit të jetë dy deri në tri metra mbi tokë. Policia, ushtria, zjarrëfikësit dhe vullnetarët, po ndihmojnë në shtëptimin e njerëzve, shumë mga të cilët po qëndrojn në kulmet e shtëpive të tyre. Dhjetëra mijëra banorë janë shpërngulur në zona më të sigurta. 

No comments:

Post a Comment