Vali Corleone ka një ide të re, djaloshi i cili është bërë i famshëm së fundi për stilin e tij të jetës dhe deklaratat bombastike ndaj bukurosheve të estradës, ka vendosur të konkurrojë për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ndoshta shaka e tij, apo iniciativë serioze, por Vali e ka publikuar lajmin në profilin e tij zyrtar në Facebook, dhe madje është i bindur se do të marrë 97 për qind të votave, duke lënë dy partitë më të mëdha PDK dhe LDK me 2, respektivisht 1 për qind.
Edhe pse ende nuk di me saktësi nëse do të konkurrojë, pasi ka dilema, ai është zotuar se do ta bëjë Gjilanin si Milanon nëse bëhet kryetar.
No comments:
Post a Comment