Pages
Sunday, May 18, 2014
Joana harron Anaidin: Së shpejti martohem me Janin
Big Brother Albania Fans Club i kësaj jave nisi disi ndryshe. Në studio me moderatoren Albana Osmani ishin të ftuar një pjesë e mirë e banorëve të edicioneve të shkuara dhe mes tyre edhe Joana, konkurentja e edicionit të gjashtë të spektaklit. Pavarësisht se ka kaluar një vit që nga përfundimi i aventurës së saj brenda shtëpisë së Big Brother, Joana mbetet një ndër personazhet për të cilën mediat rozë në Shqipëri shfaqin interes të vecantë, vecanërisht sa i përket jetës së saj personale. Kjo e fundit ishte arsyeja se përse ajo vetë ishte në Fans Club, ku bëri publik lajmin se do të martohej me Janin, të dashurin e saj prej 7 vitesh emri i të cilit u lakua jo pak herë gjatë edicionit të kaluar të Big Brother dhe për të cilin Joana rrëfen se ndjen ende. “Jemi të dashuruar. Unë vdes të bie në dashuri dhe ai si gjithmonë është i dashuruar me mua. Së shpejti kemi dasmën. Jani është shqiptar që ka ndërtuar jetën e tij në Greqi dhe në pesë janar mbushëm shtatë vjet”, tha ajo. Po lidhja me Anaidin, fituesin e edicionit të gjashtë të Big Brother, i pranishëm gjithashtu në studio, cfarë ndodhi? “Cfarë ndodhi? Ndodhi gjithcka brenda atij formati dhe ngeli prap brenda atij formati. Njerëzit ndjejnë!”, u përgjigj shkurt Joana./ Top Channel
Labels:
Vip
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment