E frikëson vetëm vdekja
Njëra nga femrat më të bukura në botë, aktorja italiane Monica Bellucci e zbuloi sekretin e bukurisë së saj, kënaqësisë së brendshme dhe lumturisë. Ndërsa sekreti fshihet në buzëkuq. “Nga nëna dhe gjyshja e kam trashëguar dashurinë ndaj buzëkuqit. Të keni buzë të theksuara me ndonjë buzëkuq për mua është plotësisht natyrale dhe seksi”, tha aktorja e cila nga martesa me Vincent Cassel-n i ka dy vajza, Deva-n dhe Leonie-n. Ajo e shtoi se ka gjithmonë shumë pak maskarë në qerpik, ndërsa për raste të veçanta sytë i kufizon me laps të kuq. “Femrat shumë brengosen se me kalimin e viteve do ta humbasin bukurinë, por kjo mua nuk më bën përshtypje. Mua më frikëson vetëm vdekja pasi që i kam dy vajza të cilat dëshirojë t’i rris dhe t’i shoh duke rritur. Nuk mund ta ndaloni plakjen, vetëm duhet të mësoheni të merreni dhe ballafaqoheni me të”, tha bukuroshja 49-vjeçare, Monica Bellucci. Ajo me këtë rast bëri të ditur se po përgatitet të paraqitet në filmin e saj më të ri i cili së shpejti do të fillojë së realizuari.
No comments:
Post a Comment