Sunday, May 18, 2014

S’kanë para t’i paguajnë kreditë

Në e bankat e Kosovës aktualisht janë 1.8 miliardë euro kredi të lëshuara deri në muajin mars të këtij viti dhe 2.3 miliardë euro depozita. Kreditë e këqija përbëjnë 8.6 të totalit të kredive të lëshuara. Kosovarëve duket se iu ka ardhur puna ngushtë me banka, shkruan Tribuna. Paratë që i kanë huazuar s’po kanë si t’i kthejnë. Afro gjysmë miliardi euro bankat komerciale në vend nuk po arrijnë t’i arkëtojnë dhe si rezultat i kanë futur në listën e kreditorëve të këqij. Norma e këtyre kredive sa vjen e rritet nga viti në vit. Sivjet, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë e këqija përbëjnë 8.6 të totalit të kredive të lëshuara. Në e bankat e Kosovës aktualisht janë 1.8 miliardë euro kredi të lëshuara deri në muajin mars të këtij viti dhe 2.3 miliardë euro depozita. Norma e interesit në depozita ka rënë nga 2.4 për qind sa ishte në dhjetor, në 1.7 për qind në muajin mars. Ndërsa ajo e interesit në kredi është ngritur nga 11.1 për qind sa ishte në dhjetor në 11.2 për qind në muajin mars./Tribuna/ 

No comments:

Post a Comment