Pages
Saturday, May 10, 2014
Mjalti dhe hudhra, ja efektet shëruese
Mjalti i hudhrave është një recetë që mund të përdoret për shumë sëmundje, veçanërisht për problemet respiratore. Efektet pozitive të mjaltit janë të pamohueshme në çdo lëmi të mjekësisë, ndërsa sa i takon hudhrës ajo është e njohur për efektin “antimikrobik”. Kombinimi i të dyjave është i mirë në shumë probleme të frymëmarrjes si ftohjet, kollitjet, simptomat e gripit dhe infeksionet e veshit. Përveç që jep efektin e tij në forcimin e imunitetit dhe rolet tjera, mjalti po ashtu ndihmon të transferojmë shijen e hudhrës, duke reduktuar djegësinë e saj. Përbërësit: Gjysmë kavanozi mjaltë e kualitetit të mirë Një kokërr hudhër organike Metoda e përgatitjes: Pasi ta pastroni, thjesht e copëtoni hudhrën në pjesë të vogla dhe i shtrydhni copëzat. Më pas copëzat e shtrydhura të hudhrës i përzieni me mjaltë dhe i vendosni të qëndrojnë në një vend të ftohtë. Të konsumohen: 1 deri në dy lugë kafeje të këtij kombinimi në ditë
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment