Sunday, May 18, 2014

A është arrestuar, flet Sabri Fejzullahu

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptarë Sabri Fejzullahu nuk është arrestuar sot e madje nuk e ka pasur as problemin më të vogël. Këtë ai e ka treguar për “Zërin”, nga Zvicra duke shpjeguar gjithçka që ka ndodhur sot. “Jam befasuar me të vërtet. Po sa arrita në Zvicër e tërë familja nisi të më telefonoj duke më pyetur se çka po ndodh. A jam mirë. Pastaj e pash që portalet kishin shkruar gjithçka për mua”, ka thënë Fejzullahu. Duke e marrë vesh që burimi i këtij lajmi ishte emisioni Prive në Klan Kosovë, Fejzullahu tha. “Nuk e di se çka ju kam bërë atyre që po trillojnë këso gjëra për mua. Mua sa herë që më thërrasin në emisionet e tyre ju shkoj tregohem i mirë. A po ju vije inati që jam ende në top formë dhe po këndoj si në ditët më të mira apo çfarë është”, ka shtuar me tutje këngëtari jon i njohur. Ai ka thënë se sot në Zvicër ka udhëtuar për punë ndërsa nesër në mëngjes do të jetë në Prishtinë. “Sot kam ardhur këtu për të kënduar në një mbrëmje në Bolero dhe nesër në mëngjes do të jem në Prishtinë”, ka shpjeguar më tej ai. Duke lënë anash këtë histori, Fejzullahu më pas ka treguar shumë shpejtë do të dal albumi dhe videoklipi i tij i ri. “Shumë shpejtë do të dal albumi im i ri që do të ketë 8 këngë. Ndërsa videoklipi mbrenda 10 ditësh do të dalë i realizuar nga Max production me kompozim të Virusit dhe tekst të Fatmir Bujupit”, ka thënë ai. Për fund, Sabriu u ka lënë një porosi të gjithë adhuruesve të tij. Që është shumë mirë dhe shëndosh me shëndet dhe adhuruesit e tij mund të presin edhe shumë hite nga ai në të ardhmen. 

No comments:

Post a Comment