Provokatore, seksi, e ëmbël sa dhe çokollata që bart në trup. Kjo është fotoja me e re e të parezistueshmes Adelina Ismaili. BalkanWeb njofton se këngëtarja kosovare Adelina Ismaili këto ditë ndodhej në Tiranë për një set fotografish për revistën “Anabel”.
Adelina shfaqet në ballinën e revistës, më e guximshme se asnjëherë tjetër. E lyer me çokollate të shkrire dhe me një dredhëz në dorë, këngëtarja me vështrimin e saj plot joshje kthen sytë nga lexuesi i revistës.
Por dhe përfaqësuesit e revistës kanë mbetur tepër të kënaqur, sa në një nga rrjetet online shprehen se “Përshtypja jone nga Adelina ishte : Një artiste e vërtetë dhe shume e disiplinuar, një modele e paparë, dhe një grua me shumë botë dhe tepër e dashur”.
No comments:
Post a Comment