Pages
Sunday, May 18, 2014
Milioneri përdhunon 9 modele, ka gjithsej 7 fëmijë
Një milioner britanik, me origjinë iraniane, Shoja Shojai, është akuzuar sepse ka mbajtur të mbyllura 9 vajza që aspironin të bëheshin modele. Shojai i mbante vajzat e reja të mbyllura në vilën e tij, të cilën e kishte kthyer në një harem tmerri. Ai ka abuzuar për vite me rradhë me to dhe është baba i 7 fëmijëve që ato kanë sjellë në jetë. Pjesa më e madhe e vajzave, europiane dhe aziatike, ishin nxënëse të një shkolle për modele në Londër. Shojai kishte mundur të tërhiqte vëmendjen e vajzave duke u premtuar se do t’i ndihmonte të bëheshin modele. Mbi 56 vjeçarin rëndon akuza e dhunës familjare. Mësohet se vajzat mund të dilnin nga shtëpia, por vetëm kur ishin të shoqëruara nga personeli i sigurisë. 7 fëmijët që ato kanë sjellë në jetë janë të moshës nga 9 muaj deri në 7 vjeç. Vajzat, së bashku me fëmijët e tyre, janë dërguar në një qendër që ofron asistencë për viktimat e dhunimeve. Ndërkohë 56 vjeçari Shoja Shojai vazhdon të mohojë akuzat e ngritura ndaj tij.
Labels:
Lajme
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment