Friday, May 23, 2014

Aktorja përdhunohet në grup, dënohet producenti i filmit porno

Producenti i filmit pornografik “Rrëfimet private”, Giuseppe Matera është dënuar me dy vjet e 10 muaj burg, pasi akuzohet se ka lejuar përdhunimin në grup të aktores Sara Tommasi, gjatë xhirimeve të filmit.
Sipas gjykatës në Salerno të Italisë, aktorja kishte pranuar të xhironte filmin, por nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike dhe fizike për t’ju nënshtruar skenave të forta.
Avokati i aktores u shpreh i kënaqur me vendimin e gjykatës, duke deklaruar se e vërteta doli në dritë.
Seanca e radhës për këtë çështje pritet të zhvillohet pas disa javësh, ku do të jepet vendimi për personat e tjerë të përfshirë në përdhunimin e aktores, konkretisht ndaj menaxherit Vincenzo Di Federico, aktorëve Fausto Zulli dhe Pino Igli Papali dhe regjisorit të filmit Max Bellocchio.
Ndërkohë aktorja Sara Tommasi i ka dhënë lamtumirën filmave porno./bw/
-

No comments:

Post a Comment