Pages
Saturday, May 10, 2014
TEUTA RUGOVA 1 koment Teuta, e bija ‘hot’ e Ibrahim Rugovës
euta ka vendosur që të garojë me LDK në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Teuta Rugova është një emër shumë i njohur për publikun kosovar. Shumica e njohin që të vogël, atë kohë kur i ati i saj njihej si lider për gjithë shqiptarët atje, madje ai ka ngelur edhe si një mit e fenomen i pazëvendësueshëm, për shkak të lidershipit që kishte krijuar dhe për arsye të situtatës kur e ka udhëhequr vendin. Teuta, e bija e ish-presidentit Ibrahim Rugova, tashmë nuk është ajo vajzë e vogël, e cila shoqëronte të atin në takime dhe evente të ndryshme brenda dhe jashtë rezidencës, në lagjen “Velani” të Prishtinës. Kohët e fundit ajo është shumë pak e pranishme në media, thuajse aspak, ky si vendim për krijimin e një imazhi të një vajze më serioze. Teuta, tashmë 24 vjeç, ka vendosur t’i futet seriozisht politikës. Ka mbaruar shkollimin e mesëm në ”American School” në Prishtinë, ndërsa studimet e larta në ”Rochester Institute of Technology” në Nju Jork. E bukur e shtatlartë, Teuta ka vendosur që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të garojë për karrigen e deputetes si pjesë e partisë, të cilën e kishte formuar i ati i saj, ish-Presidenti Ibrahim Rugova. Lajmin për bashkimin e saj në listat e LDK-së e ka bërë të ditur para disa vitesh vetë lideri i partisë më të madhe opozitare atje, z. Isa Mustafa shkruan Panorama. Kështu, Teuta do të bëhet politikania e tretë në familjen Rugova pas të atit dhe vëllait, Ukës, i cili po ashtu për një mandat ka qenë deputet në Parlamentin e Kosovës
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
A po kërkoni një huadhënës privat? A keni nevojë për hua urgjentisht? A keni një kredi të keqe? Unë mund t'ju ndihmoj të siguroni një kredi me normë interesi deri në 2%. 100% financim me dokumentacion minimal.Kompania jonë e kredisë është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e huave të zgjedhjes suaj për sa kohë që ju mund të paguani përsëri Ne nuk kërkojmë ndonjë formë të kolateralit. Norma e interesit të kredisë është fleksibël sepse ne i japim fondet tona të huasë me një normë interesi prej 2%. Ne jemi një huadhënës i besueshëm i huasë dhe ne ju sigurojmë se në qoftë se ju ndiqni procedurën tonë hap-pas-hapi do të merrni kredinë tuaj të miratuar dhe transferuar tek ju. mail: {lendersuccess@gmail.com} nëse jeni i interesuar në marrjen e një hua kështu që unë mund të ju jap më shumë informacion në lidhje me kushtet dhe kushtet tona të kredisë
ReplyDeletePër të hyrë në të drejtën tuaj, më jepni detajet e mëposhtme:
Emri i plotë:
Adresë:
Të ardhurat mujore :
Shuma e huasë:
Kohëzgjatja e huasë:
Qëllimi i huasë:
Mosha:
Profesioni:
Numri i telefonit:
Skanoni kopjen e kartës së identitetit tuaj dhe foton tuaj:
Data e lindjes :
BIZNESI KREDISË SUKSES
(Lendersuccess@gmail.com)